Seremb Gjergji

Seremb Gjergji: Radhitja e fituesve të zgjedhjeve pritet të jetë: LDK e para, PDK e dyta, NISMA e treta, pastaj të tjerat

Mjeshtëria e shpërndarjes së radhëve të karrigeve në Sheshin Skënderbeu nga ana e LDK-së dhe befasia e fuqishme e mbi 10.000 vetave që NISMA kishte në hapjen e fushatës në Prishtinë; janë dy faktorët fitues të zgjedhjeve.

Por, kësaj radhë TË PAVENDOSURIT, janë të vetmit që do ta vendosin fatin e Kosovës.

Nga dita e dorëheqjes së kryeministrit, deri me sot (e premte) partitë fuqishëm kanë realizuar fushatë për të mbrojtur taborët e veta. Asnjëra nuk ka reflektuar asgjë në programet e tyre për ftuar votuesit që njihen TË PAVENDOSURIT.

Andaj fati i të gjithë Kosovës, kësaj radhe është në VOTEN e TË PAVENDOSURVE.

Renditja e partive fituese në këto zgjedhje, sipas meje është: LDK e para, PDK e dyta, NISMA e treta (3), pastaj tjerat.

VETËVENDOSJE edhe kësaj radhe do te vazhdojë të mbetët në opozitë derisa nuk përkushtohet me shkrim në tri pika: 1. Njeh shtetin dhe simbolet e Kosovës. 2. Kthehet pro Amerikës dhe interesave amerikane. 3. Bisedimet pa kushte me Serbinë dhe serbët e Kosovës. Pas këtij përkushtimi, fillon procesi i ndryshimit dhe mundësi e orientimit drejt “Republikës”.

Kjo fushatë e ka një rrenë të madhe: “Kosova i rritë të gjitha – nga paratë, shëndetësia, prodhimi i brendshëm e deri tek punësimi. Por asnjë hap drejt PERSPEKTIVES së popullit të Kosovës – veçmas popullatës së re!?

Me programet aktuale ekonomike, RINIA e Kosovës do të vazhdojë të ikë komplet në shtetet e BE-së dhe SHBA. Deri në vitin 2022, në Kosovë do të mbesin vetëm 600.000 banorë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …