leoni

Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Sergei Lavrov, akuzoi Amerikën e disa vende evropiane për nxitjen e tensioneve Lindje-Perëndim në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane për nxitjen e tensioneve Lindje-Perëndim në Ballkan. Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, ai tha se vendet “anti-ruse” në Perëndim po i bëjnë shtetet e Ballkanit të zgjedhin midis Perëndimit dhe Rusisë, si kusht për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Detyrimi i vendeve të Ballkanit për të zgjedhur anë është “politikë shumë e gabuar” dhe se Rusia synon t’i mbajë interesat dhe lidhjet e saj me vendet si Serbia. Bashkimi Evropian, së voni, ka caktuar vitin 2025 si datë për pranimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në radhët e tij. Udhëheqësit e BE-së u kanë caktuar kushte të vështira dy vendeve, veçanërisht në vendosjen e sundimit të ligjit, garantimin e të drejtave themelore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve territoriale rajonale, por nuk kanë nxitur hapur politika anti-ruse si kusht për anëtarësim. Beogradi po ashtu nuk ka bërë përpjekje t’i bashkohet NATO-s, si vendet fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi, i cili i është bashkuar aleancës ushtarake vitin e kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …