leoni

Ministri rus S. Lavrov

Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin për dy standarde në interpretimin e të drejtave dhe të integritetit territorial

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka komentuar ndarjen e qasjes ndërkombëtare ndaj krizës në Krime dhe Kosovës. Ai ka theksuar se Perëndimi e përkrahë shpërbërjen e Jugosllavisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa i ka hedhur poshtë referendumin në Krime të mbajtur në 2014. Lavrov ka akuzuar Perëndimin për dy standarde në interpretimin e të drejtave dhe të integritetit territorial. Në vitin 2014, Krimea mbajti një referendum të hapur, transparent me praninë e vëzhguesve të shumtë ndërkombëtarë dhe Perëndimi i hodhi poshtë këto rezultate, duke thënë se parimi i integritetit territorial ishte shkelur. Mirëpo, kur më parë Kosova u shkëput pa asnjë referendum, Perëndimi e duartrokiti, dhe në të njëjtën kohë e orkestruan atë shkëputje, duke thënë se në këtë mënyrë shqiptarët e Kosovës e realizuan parimin e vetëvendosjes së popullit. Pra, këtu nuk kemi iluzione se si Perëndimi do të vazhdojë të veprojë”, tha Lavrov

Kontrolloni gjithashtu

FRA: Gjysma e myslimanëve që jetojnë në Evropë përballen me racizëm dhe diskriminim në jetën e tyre të përditshme

Një raport i lëshuar së fundmi nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) …