Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Rjabkov, akuzon Uashingtonin për përfshirje të drejtpërdrejtë në një luftë hibride kundër Moskës në mënyra të ndryshme. Për fat të keq, tashmë po flitet gjithnjë e më shumë për kërcënimin e një konflikti bërthamor. Sa në mënyrë të pamatur, provokuese dhe në shumë aspekte absolutisht arrogante, kundërshtarët tanë amerikanë po ngjitin shkallët e përshkallëzimit të konfliktit, sa të verbuar janë nga besimi i tyre absolutisht absurd dhe i pabazë në aftësinë për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë. Kjo është një lojë me zjarrin në kuptimin e vërtetë të fjalës”, u shpreh zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov. Ai foli edhe për Traktatin, New Start, për menaxhimin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo marrëveshje nuk ka vdekur, por është në terapi intensive. Kryetari i Rusisë Vladimir Putin njoftoi tërheqjen nga ky pakti. Ministria e jashtme ruse pretendon se Ukraina po kërkon të eliminojë besimin ortodoks nga vendi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …