Sergei Stanishev: Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama kanë treguar një udhëheqje të jashtëzakonshme

Sergei Stanishev: Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama kanë treguar një udhëheqje të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev përmes një letre drejtuar kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama shprehet se “në këto tetë vite, Partia Socialiste dhe ju personalisht keni treguar udhëheqje të jashtëzakonshme në drejtimin e një rruge të guximshme drejt reformave të thella e të pakthyeshme, veçanërisht në sistemin e drejtësisë”. Tash kur  po i afroheni zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, do doja t’ju shprehja ju dhe simotrës sonë, Partisë Socialiste të Shqipërisë, një mesazh të ngrohtë mbështetjeje. Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për rrugën e Shqipërisë drejt Evropës, për vijimin e reformave dhe të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, si dhe për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019”, shkruan Stanishev. “Reformat po japin fryte: ju keni filluar tashmë të rindërtoni një sistem drejtësie të bazuar në integritet dhe profesionalizëm, duke u bërë kështu shembull për të gjithë rajonin e më gjerë”, tha Stanishev.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …