Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajnimin e forcave të armatosura të vendeve evropiane në drejtim të trajtimit të armëve bërthamore taktike që do të përdoreshin kundër Rusisë. Duke folur në një konferencë mbi çarmatimin, të mbajtur në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ai theksoi nevojën për të ndërmarrë masa të përbashkëta me qëllim sikur u shpreh ai, për të krijuar siguri dhe stabilitet në nivel global dhe rajonal. Lavrov paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërthamore në Evropë, të cilat kanë rëndësi strategjike, për të parandaluar “çarmatimin bërthamor”, raporton Agjencia Anadolu e Turqisë. Amerika po i trajnon forcat e armatosura të vendeve evropiane në trajtimin e armëve bërthamore taktike që do të përdoren kundër Rusisë,” tha Lavrov.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …