leoni

Ministri rus S. Lavrov

Sergej Lavrov: Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutojnë luftëtarë për t’ i dërguar, në Donbass të Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbass, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. “Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, dhe të gjithë liderët e NATO-s thonë se Aleanca ka synim mbrojtjen. Presidenti Putin i kujtoi atij se NATO-ja kishte bombarduar Jugosllavinë në vitin 1999. Scholz tha se NATO ndërhyri për të parandaluar një gjenocid dhe se sot ai rajon po lulëzon”, tha Lavrovi në një intervistë për “Rusia sot”. Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen baza të krimit. Atje ka terroristë, trafikantë droge. Është një bazë rekrutimi për mercenarë që marrin pjesë në konflikte të nxitura nga shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, dhe vende të tjera, në mënyrë që të çekuilibrojnë Rusinë. Po i verifikojmë këto informacione tani”, tha ministri i Jashtëm rus.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …