Ministri rus S. Lavrov

Sergej Llavrov: Rusia është e vendosur për ta shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës, të cilën e ka armatosur Perëndimi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov  ka deklaruar se Moska zyrtare  është e gatshme për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë, por do të vazhdojë të bëjë presion për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës. Ai me këtë rast tha se delegacioni rus ia paraqiti kërkesat e tij negociatorëve ukrainas në fillim të kësaj jave dhe tani është duke pritur për përgjigjen e Kievit në bisedimet e vendosura për të enjten. Perëndimi e ka armatosur vazhdimisht Ukrainën, ka trajnuar trupat e saj dhe ka ndërtuar baza atje,  për ta kthyer Ukrainën në një mburojë kundër Rusisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …