Ministri rus S. Lavrov

Sergey Llavrov tha se Amerika e di shumë mirë ku janë vijat e kuqe të Rusisë dhe nuk duhet të bëhet shaka me këtë çështje

Duke folur lidhur me idenë e Uashingtonit zyrtar për t; i  ofruar mbështetje raketore Ukrainës, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Llavrov tha se Amerika  e di shumë mirë se ku janë vijat e kuqe të Rusisë dhe se nuk duhet të bëhet shaka për këtë çështje”, transmeton Anadolu. Në një deklaratë për kanalin shtetëror “Rossiya”, Lavrov bëri vlerësime lidhur me planet amerikane  për të siguruar raketa lundruese ndaj Ukrainës për t’u përdorur në avionët luftarakë F-16. Duke deklaruar se nuk do të habitej nëse një plan i tillë do të zbatohej, Lavrov tha se është kaluar  pragu i vendosur nga Amerika dhe se presidenti ukrainas Vladimir  Zelenskyy po e shfrytëzon këtë. Amerika  duhet të kuptojë se nuk duhet të bëhet shaka me vijat tona të kuqe. Lavrov theksoi se ka ende njerëz të arsyeshëm në  që mund të vlerësojnë pasojat e dërgesave të armëve në Ukrainë. Shpresoj që interesat e Amerikës do të merren parasysh”, saktësoi,  Lavrov.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …