RKL: Mos-votimi i projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, është pajtim me apo pa dashje me qëndrimin e Serbisë

Vetëvendosja, LDK-ja dhe Lista Serbe nuk e votojnë Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sërish nuk i dhanë mbështetje Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për Projektligjin kanë  votuar 37 deputetë, nga PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma. Nuk kanë marrë pjesë në votim, me qëllim për të mos arritur kuorumin deputetët e Vetëvendosjes, LDK-së dhe të Listës Serbe. Përderisa nuk do të ketë kuorum për miratimin apo kundërshtimin e tij, projektligji mund të hidhet në votim në një rast tjetër. Seanca nisi me përplasje rreth këtij projektligji. Gazmend Bytyçi nga PDK-ja dhe Time Kadrijaj nga AAK-ja ftuan për votimin e këtij projektligji, duke thënë se UÇK-ja meriton trajtim të mirë të të gjithëve. Por, Rexhep Selimi, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se pikërisht këtë po e bën partia e tij, duke mos i dhënë përkrahje projektligjit. Po ashtu, edhe Arben Gashi nga LDK-ja tha se me këtë projektligj nuk mbrohen vlerat e UÇK-së. Deputetët e Vetëvendosjes nuk i japin  mbështetje projektligjit vetëm sepse ai është iniciuar nga PDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …