Sërish digjet një veturë zyrtare

Në mesnatën e mbrëmshme është
djegur sërish një veturë zyrtare. Kësaj herë, një veture me targa zyrtare i është
vënë zjarri, teksa ndodhej në parkingun e komunës së Mitrovicës. Kjo veturë, me
targa zyrtare, ishte e parkuar në të njëjtin vend me veturat e Administratës
Tatimore të Kosovës. Policia ende nuk ka arritur t’i identifikojë autorët e kësaj
zjarrëvënie të qëllimshme. Javët e fundit, ka pasur djegie të veturave zyrtare
nëpër të gjitha komunat e Kosovës. Këto akte po ndodhin në një kohë kur raportet
midis Qeverisë dhe opozitës janë konfliktuoze si asnjëherë më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …