Sërish janë shënuar radhë të gjata të automjeteve në pikë kalimin kufitar në Merdar. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se kolona e automjeteve në këtë pikë kufitare ka arritur në 2500 metra, ndërsa pritjet për të dalë nga kjo pikë kufitare arrijnë deri në pesë orë e 30 minuta. Ndërsa në pikë-kalimin kufitar te “Dheu i Bardhë”, Jarinje e Mutivodë, kolonat janë krijuar deri në 1000 metra, përkatësisht 500, e pritjet për të dalë janë deri në dy orë. Në pikëkalimet e tjera kufitare situata shihet të jetë më e qetë, ku pritjet për të dalë nga Kosova më së shumti janë deri në 15 minuta.
