Viola Von Cramon

Sërish na gënjejnë evropianët: Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën, krejt deri sa nuk i nënshtrohet Serbisë

Euro-deputetja gjermane, Viola Von Cramon,  ka reaguar e zemëruar pas raportimeve se heqja e vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi në nëntor të vitit të ardhshëm, tash për tash pas një viti e pastaj sërish nga e para . Ajo me anë të një postimi ka thënë se heqja e vizave duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Pse vetëm në nëntor të 2023? S’ka asnjë arsye pse qytetarëve të Kosovës mos t’u hiqen vizat qysh tani”, ka shkruar ajo. Radio Evropa e Lirë, ka raportuar sot se vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat kanë përafruar qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …