Kryekuvendari, Veseli ka insistuar sërish të vazhdojë punimet në Kuvend, por sapo ka filluar të lexojë agjendën, opozita ka hedhur sërish tym lotsjellës. Ai ka bërë përpjekje me çdo kusht t’ i bindë deputetët që të qëndrojnë, por të gjithë deputetë e pozitës e kanë lëshuar sallën, ku po qëndrojnë vetëm deputetët e opozitës. Veseli ka dhënë pesë minuta pauzë, por nuk dihet se a do të fillojë sërish punimet Kuvendi, apo deputetët e pozitës do të vazhdojnë punimet në ‘Tavanin” e Kuvendit. Ndërkohë protestuesit po qëndrojnë para objektit të Kuvendit, i cili është rrethuar në tërësi nga kordone të shumta të policisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …