leoni

Sërish nesër protestonë kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës

Sërish nesër protestojnë kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Universitetin e Prishtinës

Kandidatët e pranuar për studime të doktoratës në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës do të protestojnë të enjten para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Kjo protestë vie pas vendimit të Universitetit të Prishtinës për të përsëritur provimin e doktoratës, të cilin e kundërshtojnë këta studentë. “Ju njoftojmë që ditën e enjte me datë 08.04.2021, nga ora 12:00 do të vazhdoj protesta përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga studentët e Fakultetit Ekonomik, aty edhe do të prononcohemi për media. Avokati i Popullit e ka dhënë opinonin e tij” është thënë për media. Kujtojmë që kandidatët e pranuar në studimet e doktoratës në Fakultetin Ekonomik kanë protestuar edhe mëherët në lidhje me vendimin e marrë nga Universiteti i Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …