Sërish PDK i mohon raportimet mediatike se kjo parti politike do t'i bashkohet Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Sërish PDK i mohon raportimet mediatike se kjo parti politike do t’i bashkohet Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka mohuar kategorikisht raportimet mediatike se ky subjekt politik do të bëhet pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti. Menjëherë pas shpërndarjes së lajmit në media ka reaguar zëdhënësi i këtij subjekti politik, Avni Bytyçi që i ka mohuar të tillë zëra duke e cilësuar lajmin e shpërndarë plotësisht të pavërtetë. Ai gjithashtu i ka reaguar deklaratës së analistit Milaim Zeka i cili në një debat televiziv ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës të premten merr vendim që të futet në qeveri.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …