Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike as sot nuk mori mbështetje nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje projektbuxhetit 2021 pasi nuk pati vendim marrje në votim. Deputetët e Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës edhe pse ishin prezent nuk votuan fare. Për shkak të mos vendim marrjes, Komisioni ka shtyrë për një mbledhje tjetër votimin për Projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike. Diskutimi i Projektbuxhetit 2021 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere që zgjati përreth tri orë, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë se që të këtë buxhet të qëndrueshëm për vitin e ardhshëm varet shumë edhe nga miratimi i Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Sa i përket ndarjeve buxhetore dhe kritikave nga opozita për shtimin e buxhetit për asfalt dhe zvogëlimin e mjeteve për shëndetësi, Krasniqi tha se projektet në infrastrukturë fatkeqësisht janë vazhdimësi, dhe janë të detyruar t’i realizojnë për të mos u ndëshkuar me penallti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …