Punëtorët e gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë, kanë ndërprerë edhe sot punën në shenjë pakënaqësie ndaj mungesës së kushteve për punë. Ata sërish kanë kërkuar që të sanohen problemet e shumta në këtë ndërtesë, parasëgjithash, rregullimi i sistemit të ajrimit dhe furnizimi me oksigjen. Ata kanë kërkuar që të sanohen problemet sa më parë, në të kundërtën kanë paralajmëruar grevë të vazhdueshme.
