Serwer

Server: Kosova të shmangë çdo marrëveshje që rrezikon shtetësinë e saj

Eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit dhe me gjerë, Daniel Serwer i ka deklaruar Zërit të Amerikës se Kosova duhet të shmangë çdo marrëveshje që rrezikon shtetësinë e saj. Ai ka theksuar se zhvillimet pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj do të shtyjnë bisedimet me Serbinë dhe Kosova duhet të punojë për të siguruar një pozitë më të mirë në bisedime dhe për të shmangur ndonjë marrëveshje që do të rrezikonte shtetësinë e saj. Bisedimet duhet të shtyhen edhe për pak kohë, nuk ka diskutim në këtë çështje. Çelësi për të arritur pozitë të mirë në dialog me Serbinë është shkalla e lartë e unitetit dhe aftësia për të ikur nga një marrëveshje e keqe, ka porositur analisti amerikan i çështjeve të Ballkanit dhe me gjerë, Daniel Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …