Eksperti amerikan për Ballkanin dhe më gjerë, Daniel Server është treguar shumë skeptik për rezultate pozitive për takimin në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se marrëveshja e Uashingtonit nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik. “Ky dokument vetëm kërkon zbatimin e disa marrëveshjeve ekzistuese të transportit dhe harmonizimin e Prishtinës dhe Beogradit me politikën e Shteteve të Bashkuara për kontrollimin e aeroportit, Hezbollahun, Jerusalemin dhe disa gjëra të tjera. Do të shikoja bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian për rezultate më serioze. Takimi në Washington ishte një mashtrim fushate i cili dështoi”, ka dekaruar mes tjerash, analisti, Daniel Server, i cili dy ditë para nënshkrimit të marrëveshjes kishte parashikuar që aty të diskutohet edhe për Liqenin e Ujmanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …