Profesori dhe analisti njohur amerikan, Daniel Serwer, thotë se zgjidhja për Kosovën e Serbinë e propozuar në planin franko-gjerman, që nuk e përmban njohjen e ndërsjellë, është fazë e përkohshme. Ai thotë se presidenti serb s’e do këtë plan, i cili edhe pse i përkohshëm, synon njohjen përfundimtare mes dy fqinjëve. “I vetmi fund i vërtetë i këtij konflikti është njohja reciproke e sovranitetit dhe integritetit territorial. Çdo gjë më pak se kjo është një fazë e përkohshme”, ka thënë Serwer. Diplomati Derek mban portofolin e Ballkanit në emër të Sekretarit të Shtetit. Vizita e tij është një sinjal se nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit janë të shqetësuar për Ballkanin dhe duan ta çojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja në një përfundim të suksesshëm”, thotë Serwer. “Këmbëngulja e tij që Asociacioni të bazohet në Kushtetutën e Kosovës është e rëndësishme. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e qartë në deklaratat e kaluara amerikane. Megjithatë, unë shoh pak perspektivë për krijimin e tij, përveçse në kontekstin e njohjes reciproke. Nëse Serbia e njeh në mënyrë eksplicite sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Asociacioni krijohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, atëherë unë shoh shumë më pak rrezik që ajo të bëhet Republika Serbe e Kosovës.