Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka vlerësuar se Bashkimi Evropian duhet ta bëj largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se përgjegjësit e sulmit terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, duhet të vihen para drejtësisë. Gjatë intervistës për Kosovapres, ai ka thënë se është i nevojshëm riformatimi i dialogut Kosovë-Serbi dhe ka theksuar se emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dështuar pasi palët s’po e zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe Aneksin e Ohrit dhe si të tilla janë jo efektive.“I takon Kosovës dhe Serbisë ta bëjnë këtë(zbatimin e marrëveshjes). Serbia ka refuzuar qartë me shkrim zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Nuk mund të bëj asgjë për ta detyruar Serbinë ta pranojë atë. Mendoj se është fare e qartë se ne kemi nevojë për një rivendosje në dialog, do të doja të shihja një rivendosje drejt çështjeve më praktike dhe jo drejt normalizimit politik” ka thënë në mes tjerash, analisti amerikan, Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …