Duke komentuar dorëheqjen e Aleksander Vulinit nga pozita e shefit të BIA-s, analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikësm, Daniel Servwer ka thënë se kjo dorëheqje, nuk nënkupton distancim të Serbisë nga Rusia. Ai ka theksuar më tutje se kjo dorëheqje ka për motiv shmangen e sanksioneve tjera nga Serbia. Analisti, Daniel Server ka thënë po ashtu se Uashingtoni do ta mirëpresë dorëheqjen e Vulinit, ndërsa Moska nuk do të jetë e lumtur. “Vulini e ka thënë të vërtetën, kur ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja e kanë kërkuar dorëheqjen e tij, në mënyrë që të mos vendosin sanksione ndaj Serbisë. Mirëpo fakti që i janë dashur tre muaj, dhe jo tri ditë, tregon se ka pasur rezistencë të madhe të presidentit të Serbisë, Vuçiq, i cili e ka pikëpamjen e njëjtë me të Vulinit dhe ambicien e njëjtë për kontroll politik të popullsisë serbe në shtetet fqinje”, ka thënë mes tjerash profesori në Universitetin “Xhohns Hopkins” Daniel Servwer.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …