Serwer

Serwer: Emërimi i Palmerit është tendencë për të arritur një marrëveshje të nxituar midis Kosovës dhe Serbisë

Eksperti amerikan i zhvillimeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka thënë se emërimi i Mathew Palmer si përfaqësues special i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, është një tendencë për të arritur një marrëveshje të nxituar midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, kjo është një tendencë për të nxituar drejt arritjes së një marrëveshje përpara nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Pas emërimit, unë do të shpresoja për një politikë më të qartë të SHBA-së për shkëmbimin e territoreve dhe për një koordinim më të mirë me Evropën. Por kam frikë se kjo është një tendencë për të nxituar drejt arritjes së një marrëveshje përpara nëntorit të vitit 2020 kur edhe mbahen zgjedhjet presidenciale”, ka thënë Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …