Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka vlerësuar se nëse plani evropian është “merre ose lëre”, atëherë kjo nënkupton se kushtet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, janë refuzuar. Analisti Server ka theksuar më tutje për portalin Dukagjini se një propozim i cili nuk len vend për diskutim e as ofrim të ideve, është absurd. Ai ka shtuar më tutje se edhe vet dialogu por edhe marrëveshja, nuk do të kishin kuptim nëse do të ishte “merre ose lëre”. Duke komentuar qëndrimin e emisarit të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak se në takimin e 27 shkurtit, nuk ka asnjë mundësi për diskutim të marrëveshjes analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka thënë se nëse ky qëndrim është i vërtetë, atëherë i bie që propozimet e Kurtit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk janë marrë parasysh, ndonëse ai ka bërë mirë që ka vendos ato kushte pasi ato do të ndihmonin në fokusimin e diskutimit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …