Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, nuk është fort i bindur se mund të arrihet një marrëveshje e madhe dhe gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Ai këtë e mbështet në “mashtrimet e ndërsjella” që, siç ka thënë, kryetarët Thaçi dhe Vuçiq po ia bëjnë njëri-tjetrit. “Secili mendon se mund të arrijë diçka, pa dhënë asgjë për palën tjetër. Kjo nuk është mënyra si arrihet deri tek marrëveshja”, ka thënë Serwer. Veç kësaj, Serwer, profesor në Universitetin amerikan “Johns Hopkins”, problematike i sheh edhe dy qasjet e Perëndimit karshi dialogut. “Amerikanët kanë thënë se do ta konsiderojnë çfarëdo marrëveshjeje që arrihet, Gjermania dhe Britania kanë thënë ‘jo’. Nëse evropianët dhe amerikanët nuk pajtohen, duhet hequr dorë nga këto ide, sepse nuk mund të shtyhen përpara as të zbatohen”, ka theksuar Serwer, ish-shef i misionit diplomatik në Itali. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë kundërshtuar korrigjimin e kufijve, duke e lënë në dorën e palëve të shkojnë drejt zgjidhjes që duan, me paralajmërimin se jo çfarëdo marrëveshjeje është e pranueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …