Serwer

Serwer: Pajtohem me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por kush i detyron Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë

Analisti amerikan dhe njohësi i politikave në Ballkan  Daniel Serwer, ka folur për idenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin nga takimi pa marrëveshje, propozim ky që ka marrë përkrahjen e kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Serwer ka thënë se mund të pajtohet me Edi Ramën që problemi qëndron në krye, por thotë se nuk e di dikë që mund të detyrojë Kurtin e Vuçiqin për të marrë pjesë në një samit të tillë dhe për t’i mbajtur ata aty deri në arritjen e një marrëveshje. Përveç kësaj, Vuçiq e ka bërë të qartë se s’ka rëndësi për çfarë ai pajtohet, meqë është i përgatitur t’i hedh poshtë ato sapo të dalë nga takimi. Serwer në këtë prononcim për Express ka folur edhe për letrën që 8 senatorë amerikanë i kanë dërguar Shtëpisë së Bardhë, e në të cilën kërkojnë marrjen e masave në rast se Kosova dhe Serbia refuzojnë de-eskalimin. Ai thotë se në Amerikë dy krahët politikë kanë konsensus për de-eskalimin dhe se vazhdimi i situatës së njëjtë do të përkeqësojë gjendjen. Ai thotë se Kosova dhe Serbia nuk kanë përgjegjësi të njëjtë kur vije puna tek situata aktuale, pasi kjo  buron nga veprimet e Serbis,ë duke filluar nga bojkoti i zgjedhjeve lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …