Sfida kryesore për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe harmonizimi me politikën e jashtme të BE-së

Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Gjofri theksoi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe harmonizimi me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian mbeten sfidat kryesore për Serbinë në rrugën e saj evropiane. Në prezantimin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, theksoi se përparimi i Serbisë do të varet nga suksesi në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ai e quajti dialogun si një proces të rëndësishëm, duke nënvizuar se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe i marrëveshjeve të tjera, është thelbësor për rrugën evropiane të Serbisë. Po ashtu  kërkoi që përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës të sillen para drejtësisë dhe përmendi se Serbia duhet të harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, një proces që do të monitorohet gjatë negociatave.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …