Spanja do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku i vitit 2023. Gjashtë mujori i dytë i këtij viti, pritet të jetë sfidues për rrugën euro-integruese të Kosovës. Mosnjohja e Spanjës dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku janë përmendur edhe vendosja e një sërë masash nga BE-ja, mund të stopojnë procesin integrues të Kosovës. Rezidencën e Këshillit të BE-së aktualisht e ka Suedia, kurse prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor, do ta ketë Spanja. Kosova në dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikacionin në presidencën çeke për marrjen e statusit si vend kandidat për anëtarësim në BE, mirëpo i njëjti ende nuk është shqyrtuar. Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për shtendosjen e situatës në veri, Bashkimin Evropian ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …