Sfidë për shtetin mbetet kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Kjo çështje vazhdon të mbetet pjesë e deklaratave të politikës kosovare, derisa duket se pengesa kryesore për krijimin e ushtrisë është Lista Serbe. Këtë e pranon Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa Partia Demokratike e Kosovës thotë se askush s’mund ta ndalojë bërjen e Kosovës me ushtri. Kërkesa kryesore e Listës Serbe pos asociacionit të komunave me shumicë serbe, është edhe posti i zëvendëskomandantit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Madje, sipas anëtarit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, kusht kryesor i Listës Serbe është që brenda ushtrisë ta kenë një batalion dhe kjo është e papranueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …