Shpend Ahmeti: Shtetet më të mëdha të botës po i marrin vaksinat kineze, ndërsa Kosova po i refuzon

Sh. Ahmeti: Çka do të bëhet nëse Qeveria Kurti nuk do ta lëshojë zyrën dhe do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nuk dëshiron të flasë për nivelin qendror, mirëpo ka reaguar rreth takimit të presidentit Hashim Thaçi me krerët e partive politike që, sipas tij, ai nuk e ka respektuar asnjë rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.  Ai deklaroi se po të ishte aty nuk do të ulej meqë nuk respektoheshin rekomandimet që krerët bëjnë thirrje tek qytetarët që të respektohen. “Situata është mjaft kritike dhe aty takohen mbi 30 njerëz pa kurrfarë masa pa doreza dhe maska ku qytetarëve u thuhet që të mos të dalin, ndërsa aty nuk respektohen masat që ata bëjnë thirrje për to”, ka deklaruar Ahmeti, i cili i ka komentuar edhe zhvillimet politike të partive opozitare. “Presidenti Thaçi do ta mandatoj partinë e dytë për mandatarin kur e sheh që i kanë numrat. Çka do të bëhet është se qeveria nuk do ta lëshojë zyrën dhe do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se do të pezullohet deri në një vendim kushtetues, ka pyetur Shpend  Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …