leoni

SH.M.P “Jonuz Zejnullahu” në Viti përfituese edhe e një donacioni të rëndësishëm në fushën e teknologjisë

Pas fazës së parë të mbështetjes së IAAP përmes Agjencionit Austriak për Bashkëpunim-ALLED 1 (Harmonizimi i Arsimit Profesional me Kërkesat e Tregut të Punës), SH.M. P ,,Jonuz Zejnullahu” në Viti ishte përfituese e Kabinetit të Teknologjisë Ushqimore dhe Laboratorit për Analiza të Produkteve Ushqimore, por tani edhe në fazën e dytë ALLED 2, SH.M.P ,,Jonuz Zejnullahu” është përsëri përfituese edhe në fushën e Teknologjisë Informative-Digjitalizim. Implementimi i këtij projekti do të krijojë mundësi të rritjes së cilësisë në çdo fushë të arsimit në institucionin tonë, duke i përdorur pajisjet e teknologjisë së fundit, ku funksionimi i këtyre pajisjeve do të mundësohet përmes shpërndarësit WIRELESS, në tërë hapësirën e brendshme shkollore, pa vendosje të kabllove. Vlera e këtij projekti kapë shumën rreth, 38.000 €. Implementimi i këtij projekti, pritet të realizohet gjatë muajve, Prill-Maj 2022.

Drejtori i DKA-së Basri Aliu, falënderon menaxhmentin shkollorë dhe stafin e tërë për angazhimin dhe punën e palodhshme për të sjellë ide dhe cilësi në fushën e arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …