Shahin Syla u lind mё 10. 2. 1942 nё Kollë tё Artakollit, tё komunës së Vushtrrisё. Prindërit, Rifati dhe Hyra i patën pesë fëmijë: Brahimin, Rrahimin, Qerimin e Shahinin dhe Fazilen.
Shahini kishte kryer vetëm dy klasë të shkollës fillore. U mor me punë bujqësie. Ishte fshatar patriot, që vetëm një synim e kishte në shpirt: çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.
Babai i Shahinit, Rifati, së bashku me vëllaun e tij të madh, Ferizin, kishin marrë pjesë në brigadën e Shaban Palluzha, kundër forcave ushtarake pushtuese jugosllave e mercenarëve shqipfolës, në fund të Luftës së Dytë Botërore. I angazhuar në kuadër të brigadave shqiptare antifashiste ishte edhe vëllai i tretё i tyre, Avdullahu.
Frymёzimin kryesor për patriotizëm, Shahini i mori kryesisht nga rrёfimet autentike tё nёnёs sё tij, Hyrёs, e cila ishte bijё e Galicёs heroike dhe prej andej sillte kujtimet për luftёrat e Azem Galicёs.
Shahini kishte pasur rast të marrë pjesë demonstratat popullore të vitit 1981, e pastaj edhe në protestat e mëvonshme kundër shtypjes serbe në Kosovë.
Shahin Syla u mobilizua në UÇK-së, në Zonën Operative të Shalës, fillimisht në vendlindjen e tij., më 11.10.1998 në njësitin e fshatit Kollë, Batalioni I i Brigadës 142. Stërvitjet ushtarako-taktike i kreu në njësitin e tij, në fshatin Kollë. Komandant kishte luftëtarin Aziz Bici.
Në natën e datës 30 maj të vitit 1999, në vendin e quajtur te Vigu i Sitnices, Shahini ra nё pritёn e forcave barbare serbe. Së bashku me të ishte edhe bashkëshortja e tij, Fetija, djali i tij 10-vjeçar, Ferizi, dhe vëllai, Rrahimi. Në momentin kur filluan gjuajtjet në drejtim të tyre, Shahini kërkoi nga anëtarët e familjes që të ktheheshin në Vushtrri, që vetë të luftonte kundër forcave të armikut. Mirëpo, i vëllai, Rrahimi nuk pranoi ta lë vetëm Shahinin, prandaj të dy rezistuan deri në rënie.
Ndërkohë, e shoqja e Shahinit, Fetija me të birin, Ferizin kishte shkuar në shtëpi, në Vushtrri dhe kishin treguar pёr ngjarjen.
Të nesërmen, dy vëllezёrit e tjerё të Shahinit, Brahimi e Qerimi shkuan për t’i marrë trupat e dy vëllezërve, mirёpo në vendin e ngjarjes gjetën vetëm trupin e Rrahimit, të cilin e varrosën në varrezat e qytetit të Vushtrrisë. Trupi i Shahinit kishte rёnё në Sitnicё dhe mbas 5 ditёsh ishte gjetur qytetarё nё afёrsi tё Thertores. Edhe trupin e tij, vëllezërit e varrosën në varrezat e qytetit të Vushtrrisë, pasi dërgimi i tij nё fshatin e lindjes ishte i pamundur.
Shahini la bashkëshorten, Fetijen dhe nёntё fëmijët: Isain, Nasufin, Nazlijen, Fazliun, Sabrijen, Lutfijen, Halitin, Hajrizin dhe Ferizin.
Atij i është ngritur lapidari në komunёn e Vushtrrisë.
Familjes së dëshmorit i është dhënë Mirënjohje nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorёve të UÇK-së, kurse Pllakata nga Kuvendi Komunal i Vushtrrisë. (Z. Gj.)