Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk u ka ndihmuar bizneseve dhe ekonomisë për rimëkëmbje pas përhapjes së koronavirusit. Qeveria duhet ta mbanë ekonominë duke rritur konsumin, sipas statistikave që kemi konsumi brenda këtyre dy muajve ka rënë më shumë se 40%”. Këtë vit do të kemi numrin më të madh të bizneseve të falimentuara, të cilët nëse nuk do të ndihmohen nga Qeveria me një pako prej 500 milionë euro të kenë të vështirë mbijetesën ndërsa deklarimet se është rritur punësimi i ministrit të financave, ka qenë qesharak dhe popullit. 500 milionë euro ne i kemi kërkuar vetëm për 3 muaj për të mbajtur konsumin aktiv kurse për rimëkëmbjen e ekonomisë duhen edhe 500 milionë euro të tjera, dhe të gjitha këto Qeveria nuk duhet t’i kaloj asnjë nëse këto pako nuk shkojnë përmes parlamentit, ka thënë në mes tjerash kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …