Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Shahini: Tri vjet pas qeverisjes ‘Kurti 2’, Kosova ka ngecur në aspekte të shumta

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini ka kosntatuar se gjatë tri viteve të Qeverisë Kurti, Kosova ka ngecur në fusha të shumta. “Tri vjet pas qeverisjes ‘Kurti 2’, Kosova ka ngecur në zhvillim ekonomik po ashtu në integrim dhe Kosova për herë të parë jeton me një atmosferë sanksionuese të cilët këto sanksione kanë ardhur nga Bashkimi Evropian, dhe pritet që sanksionet tjera të vinë prapë nga Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prandaj ne vlerësojmë që Qeveria Kurti nuk ka arritur t’i përmbush premtimet e veta në tri fusha; në zhvillim ekonomik, integrim dhe ne nuk kemi asnjë njohje që tre vjet e këndej, prandaj Qeveria Kurti do duhej të këndellet mirë që vendi dhe qeverisjen ta dërgojë drejt zhvillimit, drejt integrimit duke bashkëpunuar ngushtë me faktorët ndërkombëtarë në të mirë të qytetarit, në të mirë të ekonomisë dhe në të mirë të gjithë partnerëve më të cilën tashmë jemi në fazën e festimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës” ka deklaruar, kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …