Prokuroria ka deponuar 25 kallëzime penale për 37 zyrtarë të lartë

Shaip Havolli: Për dy vjet janë ngritur mbi 25 aktakuza, shumica i takojnë profilit të lartë

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka bërë me dije se me plotësim-ndryshimin e kornizës ligjore, kësaj agjencie do t’i rriten kompetencat dhe roli në luftimin e korrupsionit.  Ai ka thënë për Epoka e Re se në dy vjetët e fundit ka pasur zhvillim pozitiv sa i përket trajtimit të rasteve të korrupsionit. Gjatë kësaj periudhe janë ngritur mbi 25 aktakuza dhe shumica prej tyre i takojnë profilit të lartë. Edhe në prokurimin publik ka lëvizje pozitive në aspektin e parandalimit të korrupsionit. Havolli ka thënë se pret rezultate të prekshme nga futja në përdorim e sistemit të prokurimit elektronik pasi, është një mjet që i bën praktikat e prokurimit më transparente, zvogëlon burokracinë, rrit konkurrencën dhe është më pak diskriminues e, për rrjedhojë, do ta minimizojë riskun nga korrupsioni, ka thënë mes tjerash, Havolli.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …