Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka denoncuar shtimin e presionit ndaj shqiptarëve pas paralajmërimit të protestës “Për Identitet e Dinjitet” që do të mbahet të hënën e ardhshme. Kamberi ka akuzuar autoritetet serbe për poshtërime dhe arrestime, duke përmendur rastin e një qytetari të arrestuar për një koment në në lidhje me protestën. Kamberi ka theksuar se arrestimi i këtij qytetari, nën akuzën për “nxitje të urrejtjes ndërnacionale”, është një përpjekje për të frikësuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës. Ai ka kritikuar qasjen selektive të autoriteteve ndaj dhunës dhe urrejtjes, duke theksuar se fushatat antishqiptare dhe veprimet represive janë përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga kërkesat legjitime të shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …