Dje është arritur marrëveshja e minishengenit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, e quajtur “Open Ballkan”. Në lidhje me këtë, kryetari serb, Aleksander Vuçiq tha e nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. E për këtë deklaratë të Vuçiqit ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, “Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …