Deputeti shqiptar i Kosovës Lindore, në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022, ka vënë në pah diskriminimin etnik të shqiptarëve. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistematik Racor apo Etnik” në faqet 30-32 goditet ashpër Serbia për diskriminimin sistematik shtetëror e institucional, kundër banorëve të tri komunave shqiptare. Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë. Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi. Aplikimi i këtij ligji për të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative’, siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se ‘autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike’, përfshirë këtu edhe gjuhën fyese e të urrejtjes, kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serbë sikurse shefi i Shërbimit serb të inteligjencës. Vulin, ka shkruar deputeti, Shaip Kamberi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …