Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa i shkruajnë BE-së dhe Amerikës ër legalizimin e gjuhës urrejtëse në Serbi

Shaip Kamberi dhe Ragmi Mustafa i shkruajnë BE-së dhe Amerikës për legalizimin e gjuhës urrejtëse në Serbi

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi së bashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, u kanë dërguar një letër zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me qëndrimet dhe vendimet tanimë edhe ligjore, në funksion të institucionalizimit dhe legalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe raciste ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti. Tërmi “shiptar”, i cili ka një terminologji fyese raciste u legalizua me një vendim gjykate në Begrad. Kamberi dhe Mustafi besojnë se Bashkimi Evropian nuk do ta tolerojë një Ministër të Punëve të Brendshëm të një shteti që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të përdorë publikisht dhe zyrtarisht, terminologji fyese dhe raciste ndaj pjesëtarëve të pakicave kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …