leoni

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: emërimi i Demo Berishës, spektakël pa legjitimitet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj formimit të qeverisë së re serbe, duke e cilësuar atë si një “qeveri të vazhdimësisë” që nuk sjell asnjë ndryshim të vërtetë në trajtimin e pakicave, lirisë së shprehjes apo sfidave demokratike të vendit. Në një deklaratë publike, Kamberi ka kritikuar ashpër emërimin e Demo Berishës, një shqiptar i afërt me pushtetin aktual serb, si ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Ai tha se ky emërim është politikisht i motivuar dhe pa legjitimitet përfaqësues, duke shtuar se nuk adreson realisht interesat e komunitetit shqiptar në Serbi. Emërimi i një kandidati të afërt me pushtetin, pa legjitimitet përfaqësues te shqiptarët në Serbi, tregon se të drejtat e pakicave nuk janë prioritet. Kamberi tha se vazhdon politika e mohimit të realitetit dhe mungon çdo sinjal për normalizim apo hapje ndaj dialogut konstruktiv, përfundoi Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …