Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që të kenë qasje më serioze ndaj Kosovës Lindore. Ai ka shkruar se këto qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror për Luginën, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar. Sipas tij, Qeveria e Serbisë, ka platformë dhe program shtetëror për tri komunat shqiptare, sado që letër e vdekur ndanë buxhet të rregullt por të pamjaftueshëm.
