Shaip Kamberi

Shaip Kamberi kërkon reagim ndërkombëtar për grafitet antishqiptare të serbëve. në Bujanoc

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj shfaqjes së grafiteve antishqiptare, në Bujanoc, duke i konsideruar ato si nxitje të dhunës ndaj komunitetit shqiptar. Në një letër të gjatë dërguar Ambasadës së SHBA-së, Misionit të OSBE-së dhe Ambasadës Britanike në Serbi, Kamberi ka shprehur shqetësimin për rritjen e ndjenjës antishqiptare dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve. Ai theksoi se multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi dhe respekt për të gjitha komunitetet, duke paralajmëruar se diskursi përjashtues i disa zyrtarëve qeveritarë rrezikon ekuilibrin delikat të kësaj zone. Kamberi u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Kosovën Lindore.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …