Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, kundër propozimit që himni shtetëror serb të jetë obligativ e të intonohet kudo në fillimin e vitit shkollor

Deputeti i Kosovës Lindore në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kundërshtuar  fuqishëm propozimin që himni shtetëror serb të jetë obligativ dhe  të intonohet në të gjitha shkollat me fillimin e vitit shkollor. Ai  ka mbajtur një fjalim në seancën e Kuvendit të Serbisë ku ka thënë se pushteti në Serbi po fshihet pas nacionalizmit në emër të patriotizmit. “Sot po kërkohet prej nesh të votojmë që tash e tutje nxënësit e shkollave të Serbisë ta fillojnë vitin e tyre shkollor më intonimin e himnit ‘Bozhe Pravde’. E pritshme, se nuk mund të pritej ndryshe nga kjo qeveri, nga ky pushtet. Deri sot nuk keni arritur t’i jepni qytetarëve të Republikës së Serbisë, ekonomi, mirëqenie, drejtësi, shëndetësi, arsim, të drejta, perspektivë etj. Prandaj flitni për “botën serbe”, për krenarinë dhe dinjitetin e popullit serb, për lavdinë e tij historike. Fsheheni pas nacionalizmit në emër të patriotizmit”, ka thënë Kamberi.  “Pra, propozimi i sotëm është i juaji, por fryma dhe shpirti politik janë të këtij klubi. Është politika antirepublikë, antimodernitet dhe antidiversitet. Është politikë e atyre që duan entitet të pastër etnik ose religjoz. Që duan komb të gjakut etj. Apo që do ta pëlqenin edhe kthimin në para-Republikë, qoftë edhe monarki. Prandaj edhe nuk ju pengojnë himnet arkaike, klerikale dhe monarkiste”, ka thënë ndër të tjera, Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …