Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se sot nën fishkëllimat e deputetëve të opozitës ka dështon përfundimi i seancës konstituive në Kuvendin e Serbisë. Sipas tij, ishte një teatër absurdi. Ai shkruan se nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është bashkëpunëtor i Kurtit. Sidoqoftë, bashkë me deputetët Ahmedin dhe Selmën nga SDA ne do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar, ka shkruar Shaip Kamberi në një postim të tij.