leoni

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi nuk ka arritur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë pas rivotimit që u bë në Tërnoc

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka marrë vetëm 598 vota, ndërkaq Kamberit i duheshin së paku 610 vota. Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” votuan 618 nga 1 mijë 50 votuesit e regjistruar. Partia Socialiste e Serbisë mori gjashtë vota, ndërsa koalicionet NADA dhe Alternativa për ndryshim nga dy vota. Dhjetë fletëvotime u shpallën të pavlefshme”. Zgjedhjet në vendvotimin nr. 6 në Tërnoc të Bujanocit u mbajtën për herën e tretë, pasi më 28 prill, në këtë vendvotim ishin përsëritur zgjedhjet. Pas numërimit të votave, Shaip Kamberi kishte fituar shumicën e tyre, dhe kishte mbledhur mjaftueshëm për t’u zgjedhur deputet, por, më pas Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) i kishte analizuar zgjedhjet e përsëritura. Gjykata Administrative kishte hedhur poshtë ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës-KSHL ndaj vendimit të KRZ-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërrnoc.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …