Shaip Kamberi: Në sy të Evropës Serbia po bën spastrim etnik me masa administrative ndaj shqiptarëve në Kosovën Lindore

Shaip Kamberi: Po fole të vërtetën në Kuvendin e Serbisë, të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve

Deputeti shqiptar i Kosovës Lindore në Kuvendin  e Serbisë Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se  nënkryetarja e Kuvendi të Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar arrestimin ose dëbimin e tij. Shaip Kamberi ka thënë se Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. “Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të  Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.  Tani, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vërtetën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka kërkuar deputetja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”, ka nënvizuar Shaip Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …