Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Raporti i Progresit për Serbinë për vitin 2024, është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Raporti i Progresit për Serbinë për vitin 2024, është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët. Ky raport është pasqyrë e situatave së pakicave, vecanërisht mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës.

“Pasivizimi i adresave dhe kontrollet policore – Shqiptarët në këto anë  përballen me kontrolle të rregullta mbi statusin e rezidencës që çojnë në ‘pasivizimin’ e adresave, një veprim që rrezikon të na izolojë nga të drejtat bazë dhe qasja në shërbime shtetërore. Ky proces mbetet i paqartë dhe i paqartësuar për publikun, duke ngritur pyetje për transparencën e tij”. Përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Raporti thekson nevojën urgjente për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe policinë. Ky përfaqësim është thelbësor për të siguruar që zëri i komunitetit tonë të dëgjohet dhe që të kemi qasje të barabartë në vendimmarrje”.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri  thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …