Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pasur përsëri një fjalim mjaftë domethënës. Kamberi ka deklaruar se Serbia është një shtet i papërfunduar dhe se çështja e së ardhmes së saj nuk është zgjidhur ende, për shkak të aspiratave territoriale. Ai deklaroi gjithashtu se nacionalizmi ekstrem serb që mbizotëroi gjatë viteve 1990 në thelb ka ndryshuar vetëm formën. Deputeti shqiptar theksoi se Serbia ka krijuar një shtet kombëtar homogjen i cili përjashton kompromisin për pakicat. Duhet përkujtuar që Shaip Kamberi pati edhe para disa javësh një fjalim mjaftë të fuqishëm në këtë Parlament, ku më pas vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar në foltoren e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …