Shaip Kamberi, numri një i listës së përbashkët të shqiptarëve tëKosovës Lindore për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, ka thënë se është absurde që Beogradi kërkon të drejtat maksimale për pakicat e saj në Kosovë, derisa shqiptarëve të Kosovës Lindore u mohon të drejtat elementare. Ai ka treguar se ministri shqiptar, Gent Cakaj ka filluar nismën për hapjen e një konsullate në Beograd por mjerisht akoma nuk ka një përgjigje të drejtpërdrejtë pasi hezitimet që janë në Srtbi e prolongojnë këtë çështje. Kamberi thotë se çështja e Kosovës Lindore duhet të adresohet me patjetër në dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij cenimet që janë duke u zbatuar në këtë trevë bëhen në mënyrë sistematike dhe janë të shumta, qoftë në sferën e arsimit, apo në atë të përfaqësimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …